Mbështet kundërshtuesit e luftës, shmangësit e shërbimit ushtarak, dezertorët dhe kundërshtarët e shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes!
Bën thirrje për një iniciativë të madhe libertariane internacionaliste për të kundërshtuar propagandën militariste! Katastrofa bërthamore po afron! Klasat sunduese ‘Lindje’ dhe ‘Perëndim’ janë sharlatanë, lakmia e të cilëve për pushtet dhe përfitim bazohet gjithnjë e më shumë në industrinë e luftës.
Perëndimi i vetëshpallur po artikulon skenarë të një lufte të re botërore. Për të, “bota e lirë” po lufton një betejë ekzistenciale kundër “autokracive” që identifikohen gjithnjë e më shumë me stereotipet orientaliste që kërcënojnë të shkatërrojnë “civilizimin” tonë të pretenduar.
Kombet në këtë kamp ‘demokratik’, si Ukraina, Izraeli dhe Tajvani, lëvdohen sikur luftojnë në të njëjtën betejë globale të ‘të mirëve’ kundër ‘të këqinjve’. Sipas kësaj logjike, edhe islamistët e Sirisë futen tek ‘të mirët’.
Kurse Rusia, Kina dhe Irani te shtetet totalitare të qeverisura nga policia sekrete, ithtarët e partisë dhe klerikët. Secili shtyp me dhunë luftën e klasës sonë kundër shtrëngimit dhe marshimit drejt luftës.
Pro një iniciative libertariane internacionaliste kundër propagandës militariste që përhapet çdo ditë dhe që i paraqet shtetet tona të armatosura, gjoja “të mira”, si të ishin një ndërmarrje humanitare!
Ne duhet t’u ofrojmë mbështetje praktike dhe morale kundërshtuesve të luftës, shmangësve të shërbimit ushtarak, dezertorëve dhe grupeve që mbajnë pozicione internacionaliste, veçanërisht në zonat e luftës.
Mbështetja e refuzimit, ndërgjegjësimit, dezertimit dhe shmangies së shërbimit ushtarak në të gjitha frontet e luftës, për disfatizëm revolucionar, është thelbësore. Edhe vetë Rusia dhe Ukraina e njohin dezertimin si një pengesë të madhe për programet e tyre të vdekjes.
Kjo mbështetje në kuadrin e internacionalizmit tonë promovon iniciativa për të sfiduar nacionalizmin dhe kufijtë, sovranitetin territorial, shtetin-komb ose rivalët e tij proto-shtetërorë, duke ndërtuar mekanizma të rinj solidariteti dhe vëllazërie ndërkombëtare.
Frontet e luftës janë më afër se sa mendoni – jo më larg se fabrika më e afërt e armëve ose komponentëve, se depoja logjistike, nyja e transportit ose qendra e komunikimit më e afërt.
Lufta është aty ku gjenden portet dhe aeroportet, bazat ushtarake dhe kazermat e tyre rezervë. Janë rrjetet hekurudhore dhe autostradat, qytezat, pronat, qytetet dhe fabrikat ku ne, në cilësinë e punëtorëve, paguajmë çmimin e luftës në varfëri nga shtrëngimi gjithnjë e më i madh. Dhe tani përballemi me kërcënimin e mobilizimit.
Ne nuk mund të lëvizim pa qenë në luftë dhe, kur e vërejmë, armët retorike shtien: “prishës rendi, ekstremist, tradhtar!” Na duhet t’i mishërojmë të gjitha këto gjëra.
Ka ardhur koha të dallojmë qartë lëvizjen tonë nga ata që mbështesin “disa luftëra përpara luftës së klasave”.
Ne e kemi të qartë se revolucionarët jo vetëm që i kundërshtojnë luftërat e tyre, por bëjnë thirrje për transformimin e rezistencës ndaj luftës në një revolucion shoqëror! Ne nuk bëjmë thirrje për t’u kthyer në situatën para luftës, të ashtuquajturën “paqe kapitaliste” të tyre, e cila në të vërtetë është shtypja që na bëjnë për t’u përgatitur për ndërmarrjen e tyre të radhës gjakatare.
Çfarë mund të bëjmë në mënyrë praktike, individuale dhe kolektive, në atdhe dhe matanë kufijve? Më e pakta, të mendojmë globalisht e të veprojmë lokalisht. Refuzoni konsensusin e tyre dhe denonconi hipokrizinë, duke advokuar për veten dhe klasën tonë përtej kufijve. Në mënyrë kolektive, refuzoni ‘interesin e tyre kombëtar’.
Vështirësitë që hasim lidhini me shtrëngimin dhe përfitimet e tyre nga lufta. Çdo gjë që bëjmë për veten dhe klasën tonë pengon ‘shtetin e tyre të luftës’. Bashkohuni në solidaritet në nivel vendor dhe profesional – fitorja në frontin e brendshëm është fitore dhe shembull përtej kufijve.
Nga lumenjtë e Arktikut deri në Detin e Kuq, nga Tajvani në basenin e Kongos, kufijtë kontinentalë kanë marrë flakë ose janë në vrull përgatitjeje për luftë. Fytyrat e maskaradës së superfuqive ndryshojnë, por realiteti jo. Ata duan që ne të luftojmë – një kapitalizëm, një luftë! Rreziku është i vërtetë, rreziku është në të tashmen.

